Lidhje

SHBA; çështja e ndalimit të armëve


White House

White House

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama është në mënyrë aktive mbështetës i legjislacionit për një ndalim mbi armët.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Barak Obama është "në mënyrë aktive mbështetës" i legjislacionit për rivendosjen e një ndalimi mbi armët - një nga kërkesat e disa përkrahësve të kontrollit të armëve e ringjallur pas masakrës së javës së kaluar në Konektikat.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney thotë se banorët e tronditur në Newtown, vazhduan dje detyrën e zymtë të varrosjes së të vdekurve. 26 vetë, përfshi 20 fëmijë të vegjël, vdiqën të premten, kur një 20-vjeçar i armatosur hyri në një shkollë fillore dhe hapi zjarr me një pushkë gjysmë-automatike.

Funeralet u zhvilluan dje në qytetin e vogël për dy 6 vjeçarë që vdiqën nga të shtënat. Dy viktima të tjera, djem 6 vjeçarë, u varrosën të hënën. Më shumë shërbime varrimi janë planifikuar gjatë gjithë javës.

Jashtë Uashingtonit, Shoqata Kombëtare e Armëve - organizata më e madhe e vendit për të drejtat për të mbajtur armë - theu heshtjen e saj rreth masakrës. Në një deklaratë me shkrim, kjo shoqatë thotë se anëtarët e saj ishin tronditur, pikëlluar dhe zemërthyer nga lajmi i tmerrshme i vrasjeve pakuptim. Në deklaratë thuhet gjithashtu se shoqata donte t’u jepte familjeve kohë për të vajtuar të vdekurit para se të bënte ndonjë deklaratë shtesë.

XS
SM
MD
LG