Lidhje

Sekretari Paneta mbi operacionet në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes
Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Një raport i Pentagonit për Kongresin thotë se sulmet kryengritëse janë shtuar pak këtë vit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta thotë se komandantët ushtarakë amerikanë në Afganistan besojnë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë ulur shkallën e sulmeve kryengritëse pas më shumë se 11 vjet të luftës.

Z. Paneta foli të martën në Uashington, vetëm pak ditë pas një udhëtimi në Afganistan, ku ai u takua me komandantët ushtarakë dhe udhëheqës afganë. Ai tha se të gjitha palët besojnë se progres thelbësor është bërë në zmbrapsjen e kryengritësve talebanë, edhe pse mungonte strategjia e duhur dhe burimet e nevojshme për të përmbushur qëllimet amerikane.

Një raport i Pentagonit për Kongresin këtë muaj, thotë se sulmet kryengritëse janë shtuar pak këtë vit, dhe sekretari Paneta tha se ai pret më shumë vëmendje ndaj sulme kryengritëse ndërsa forcat e koalicionit tërhiqen përpara afatit të 2014-s.

Z. Paneta paralajmëroi gjithashtu ligjvënësit amerikanë për të arritur një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë mbi çështjen fiskale dhe shpenzimet. Sekretari i Mbrojtjes tha se dështimi për të bërë këtë është ndër kërcënimet më të mëdha me të cilat ballafaqohet ushtria amerikane sot.

Nëse negociatorët nuk arrijnë një marrëveshje, shkurtimet automatike të shpenzimeve me gati 10 për qind hyjnë në fuqi më 1 janar.
XS
SM
MD
LG