Lidhje

Përleshje në Egjipt


Policia përdori gaz lotsjellës në përleshjet e protestuesve në Aleksandri të Egjiptit në ditën e dytë të votimit për një referendum të debatueshëm mbi kushtetutën.

Protestuesit kundër kushtetutës dhe islamikët konservatorë hodhën gurë tek njëri tjetri sot, duke detyruar qeverinë të përdorë gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Nuk ka njoftime për të plagosur.

Mijëra egjiptianë dolën në rrugë në Aleksandri duke valvitur flamuj dhe duke brohoritur ndërsa marshuan në qytet. Konservatorët islamik kishin bërë thirrje për mitingje masive para votimit të raundit të dytë të shtunën.

Dokumenti ka mbështetjen e Vëllazërisë Myslimane të presidentit Mohamed Morsi dhe grupeve salafist. Megjithatë, anëtarët liberal, laik dhe opozita e krishterë janë të shqetësuar se kushtetuta shkel liritë civile pasi shton rolin e ligjit islamik dhe nuk përmend të drejtat e grave.
XS
SM
MD
LG