Lidhje

Protesta në Indi


Policia në New Delhi ka përdorur gazin lotsjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur sot për të dytën ditë për të kërkuar drejtësi për viktimën e një përdhunimi në grup.

Protestuesit thotë se ka arrestuar gjashtë veta të dyshuar për përdhunimin të dielën e kaluar. Sipas autoriteteve, prokurorët do të kërkojnë burgim të përjetshëm për të dyshuarit.

Viktima u sulmua, pasi kishte hipur në një autobus privat në Nju Delhi, së bashku me një të njohur. Sipas autoriteteve, të dy ata ishin rrahur me shufra hekuri, ndërsa gruaja ishte përdhunuar.

Më shumë se 600 raste përdhunimesh janë raportuar këtë vit në Nju Delhi, një ndër qytetet me ritmet më të larta të përdhunimeve në Indi.
XS
SM
MD
LG