Lidhje

Itali: Presidenti shpërndan parlamentin


Presidenti italian Giorgio Napolitano shpërndau sot parlamentin, duke u hapur rrugën zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të zhvillohen në shkurt.

Kryeministri Mario Monti dha dje dorëheqjen, pasi parlamenti miratoi buxhetin që përfshin një sërë masash të debatueshme.

Zoti Monti do të drejtojë qeverinë e përkohëshme deri në zgjedhje. Ai pritet të njoftojë nesër nëse do të udhëheqë një koalicion të qendrës që mund ta rikthejë në pushtet vitin e ardhshëm.

Ish-kryeministri Silvio Berluskoni tërhoqi mbështetjen e tij për zotin Monti, para hedhjes në votë të buxhetit dhe tha se do të kandidojë.

XS
SM
MD
LG