Lidhje

Çavez mund të mos bëjë betimin


Kreu i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës thotë se nuk do të shpallë zgjedhje të reja nëse Presidenti Hugo Çavez nuk është në gjendje të bëjë betimin më 10 janar, siç kërkohet me ligj.

Dje, Diosdado Cabello tha para një tubimi politik se zotit Çavez mund t’i duhet pak më shumë kohë për ta marrë veten pas operacionit që bëri në Kubë për t’u kuruar nga kanceri.

Presidenti Çavez nuk ka dalë në publik për gati 2 javë, duke zgjuar shqetësimet se mund të mos jetë në gjendje të kryejë funksionet e tij presidenciale.

Disa kritikë të Presidentit Çavez besojnë se Gjykata e Lartë që drejtohet nga aleatë të tij, do ta lejojë zotin Çavez të zgjasë mandatin ekzistues pa bërë betimin për mandatin e ri, në pritje të përmirësimit shëndetësor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG