Lidhje

Seuli analizon raketën e lëshuar nga Pheniani


Koreja e Jugut thotë se mbetjet e raketës që hodhi këtë muaj Koreja e Veriut tregojnë se Pheniani ka përparuar ndjeshëm në teknologjinë balistike.

Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes tha sot se fqinji i tyre komunist ka prodhuar një raketë me rreze mbi 10 mijë kilomentra, nëse mban një mbushje prej 500-600 kilogramësh.
Autoritetet thonë se rrezja e veprimit e raketës koreano-veriore i jep asaj aftësinë të arrijë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Koreja e Jugut thotë se nuk ka gjasa që Pheniani të ketë zhvilluar teknologjinë për të integruar një bombë bërthamore në raketë.
XS
SM
MD
LG