Lidhje

Egjipti në pritje të rezultateve të referendumit


Rezultatet zyrtare të referendumit me dy faza për një kushtetutë të re të mbështetur nga islamikët në Egjipt mund të njoftohen qysh sot.

Zyrtarët e zgjedhjeve kanë filluar numërimin e votave të raundit të dytë të votimit të shtunën, që u zhvillua në 17 nga 27 provincat e Egjiptit. Votimi në provincat e tjera filloi më 15 dhjetor.

Lëvizja Vëllazëria Myslimane e presidentit Mohamed Morsi tha se rezultatet jozyrtare tregojnë se kushtetuta fitoi miratimin nga 64 përqind e votuesve në të dyja raundet, me më shumë se 71 përqind që votuan pro kushtetutës të shtunën.

Por opozita, Fronti Kombëtar i Shpëtimit thotë se u ka kërkuar zyrtarëve të hetojnë parregullsitë në referendum. Koalicioni i opozitës liberale thotë se mungesa e vëzhgimit juridik të referendumit çoi në manipulimin e votës dhe frikësimin e votuesve nga islamikët.

Shumë gjyqtarë bojkotuan proçesin në shenjë proteste ndaj përpjekjeve të fundit të zotit Morsi për t’i vendosur vendimet e tij mbi ligjin.

Aktivistët thanë gjithashtu se kushtetuta nuk ka një mandat popullor pasi vetëm një e treta e elektoratit votoi për të.
XS
SM
MD
LG