Lidhje

Krishtlindjet në spital për ish-presidentin Bush


Presidenti Bush ka qenë i shtruar në spital që prej 23 nëntorit për një kollë bronkit, ndërsa javën e kaluar u prek nga ethet

Ish-presidenti Xhorxh H.W. Bush do të qëndrojë në një spital të Houstonit, Texas, gjatë Krishtlindjeve, pavarësisht shpresave të doktorëve se ai mund të shkonte në shtëpi për festën.

Zëdhënësi i zotit Bush, Xhim McGrath tha të hënën se mjekët mbeten "optimistë të matur'' se 88-vjeçari George Bush do të shërohet, por ata duan ta mbajnë në spital për të rifituar forcën.

Presidenti Bush ka qenë i shtruar në spital që prej 23 Nëntorit për një kollë bronkit, ndërsa javën e kaluar u prek nga ethet.

Zoti Bush, presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara, dhe një republikan, mori detyrën në vitin 1989 dhe shërbeu për një mandat4 vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Ai është ati i presidentit të 43-të, George W. Bush.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG