Lidhje

Kuvajt - Konferencë për zgjidhjen e krizës siriane


Kuwait

Kuwait

Qeveria e Kuvajtit ka njoftuar se ka në plan të organizojë një konferencë ndërkombëtare për të zgjidhur krizën humanitare në Siri.

Qeveria e Kuvajtit ka njoftuar se ka në plan të organizojë një konferencë ndërkombëtare muajin e ardhshëm për të ndihmuar për të zgjidhur krizën humanitare në Siri.

Udhëheqësi i Kuvajtit, Sheikh Sabah al-Ahmad al Sabah tha dje gjatë takimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit në Bahrein se ai do të presë donatorët në fund të janarit. Ai tha se konferenca u propozua fillimisht nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon.

Më parë po dje, i dërguari i zotit Ban për paqe në Siri, Lakhdar Brahimi, tha se është ende i shqetësuar në lidhje me luftën civile në Siri, pas takimit me presidentin Bashar al-Asad në Damask.

Z. Brahimi tha se ai diskutoi me zotin Assad zgjidhjet e mundshme për krizën 21-mujore, por nuk dha hollësi. Lajmi nga agjencia siriane shtetërore SANA citoi presidentin al-Assad të ketë thënë se ai mbështet çdo përpjekje për paqe që mbron sovranitetin dhe pavarësinë e Sirisë.
XS
SM
MD
LG