Lidhje

Qytetet amerikane përgatiten për “Greminën Fiskale”

  • Kane Farabaugh

Shkurtimet automatike të buxhetit në Shtetet e Bashkuara që mund të hyjnë në fuqi në janar, në se nuk ka një marrëveshje deri atëhere, mund të kenë një ndikim të madh në gjendjen ekonomike të qyteteve në mbarë vendin. Siç na njeh materiali në vazhdim, bashkitë druhen nga rritjet automatike të taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve që mund të fillojnë më 1 janar, po ashtu sikurse masat e tjera për të cilat Washingtoni po debaton për të menjanuar atë që po quhet “greminë fiskale”.

Sikurse shumë qytete amerikane, Dikson në shtetin Illinoi, ende po përpiqet ta marrë veten nga kriza e vitit 2008 dhe rënia ekonomike. Papunësia është mbi mesataren kombëtare. Banorët e shohin me nervozizëm Washingtonin, ku presidenti dhe ligjvënësit nuk kanë qënë në gjendje të bien dakord lidhur me mënyrat për trajtimin e borxhit kombëtar.

“Pyes veten nëse e kanë menduar mirë këtë punë.”

Kryetari i bashkisë së Diksonit, James Burke druhet se një marrëveshje e mundshme mund të parashikojë që interesat e kredive për shtëpitë të mos hiqen nga taksat, gjë që do të sillte si pasojë uljen e vlerës së shtëpive dhe pakësimin e të ardhurave për qeveritë lokale.

“Pyetja qendron se çdo të bëhet me industrinë e shitblerjeve të shtëpive? Kjo industri është shtytësi kryesor i ekonomisë amerikane. Pyes veten nëse Washingtoni e di se ç’po bën kur flitet për këtë situatë.”

Kërcënimi i rritjes së taksave për këdo dhe shkrutimet e thella të shpenzimeve federale nuk kanë nxitur ende veprime në Uashington. Ligjvënësit nga të dy krahët e pranojnë se bisedimet për borxhet kanë ngecur.

Uashingtoni nuk ka qënë gjithmonë i parilizuar politikisht. Në vitet 90-të ish presidenti demokrat Bill Clinton punoi me republikanët në Kongres për të balancuar buxhetin federal. Një dekadë më herët, ish presidenti republikan Ronald Reagan bashkëpunoi me demokratët në Kongres për reforminin e Sigurimeve Sociale, që ofron të ardhura për pensionistët.

Shtëpia e djalërisë së zotit Reagan ende qendron në Dikson, burim krenarie për vendasit. Ikona republikane do të ishte tmerruar nga bllokimet e sotme në Uashington, thotë punonjësja e shtepisë muze të Reaganit, Ann Lewis.

“Reagani do të ishte i pakënaqur. Po të kishte qënë ai, do të kishte patur negociata para se të vinim në këtë pikë. Sepse ai besonte në politika dypartiake.”

Diksoni nuk është i vetëm në frikën nga pasojat fiskale. Shkurtime të thella në shpenzimet federale do të ndikojnë në shumë programe ku mbështeten shumë qytete në mbarë vendin, thotë Michael Wallace me Lidhjen Kombëtare të Qyteteve.

“Qytetet kanë përjetuar recesionin, dhe kanë punuar shumë për ta përballuar atë. Qytetet kanë nevojë nga Kongresi që të mos u shkaktojë më dhimbje. Gremina fiskale do të sillte më shumë dëme.”

Kryetari i bashkisë së qytetit James Burke pret se çdo të ndodhë.

“Komuniteti i biznesit ka shumë besim. Nuk e di nëse gremina fiskale do të ketë pasojat për të cilat flasin.”
XS
SM
MD
LG