Lidhje

Rebelët sirianë zgjerojnë kontrollin


Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri thonë se rebelët kanë marrë një qytet në veri të vendit në kufi me Turqinë, duke përzënë trupat qeveritare mbas një gjakderdhje që zgjati për javë të tëra.

Aktivistët thonë se rebelët e morën bazën e fundit ushtarake në qytetin e Haremit në Idbil mëngjesin e sotëm, duke zgjeruar kontrollin e rebelëve në zonat veriore pranë Turqisë. Nuk ka ka informacione të pavarura për të konfirmuar këtë lajm pasi në Siri ka kufizime të informacionit përmes gazetarëve të huaj.

I dërguari i paqes Lakhdar Brahimi vazhdoi vizitën e tij në Damask sot, duke takuar përfaqësues të një grupi opozitar i cili është lejuar nga qeveria e presidentit Bashar al Assad.

Mbas bisedimeve, kreu i organizmit Kombëtar të Bashkërenduar për Ndryshimet Demokratike Hasan Abdul Azim tha se zoti Brahimi e informoi delegacionin për përpjekjet e tij për të siguruar një marrëveshje amerikano ruse për zgjidhjen e konfliktit 21 mujor në Siri.

Grupi i zotit Azim nuk është pjesë e koalicionit kombëtar të Sirisë në arrati që u njoh së fundmi nga më shumë se 110 shtete si përfaqësues i popullit sirian.
XS
SM
MD
LG