Lidhje

Humbja e dy zjarrëfiksave nga armët e zjarrit


Ish-i dënuari 62 vjeçar, William Spengler që i vuri zjarrin shtëpisë së tij dhe i futi në kurth zjarrfikësit në shtetin e Nju Jorkut, duke vrarë dy prej, kishte lënë një letër rrënqethëse për autoritetet duke thënë se po bënte “atë që i pëlqente më shumë: të vriste njerëz”.

Policia e qytetit Webster thotë se Spengler thoshte në një letër se donte të digjte gjithë lagjen, megjithëse nuk shpjegonte se çfarë e motivonte të vriste.

Zyrtarët thanë gjithashtu se kishin gjetur një revolver, një armë me kalibër .233 gjysmëautomatike Bushmaster, që ishte përdorur për t’i vrarë zjarrfikësit. Arma e stilit ushtarak ishte e të njëjtit prodhim si ajo e përdorur në masakrën e 14 dhjetorit ku gjetën vdekjen e gjashtë mësues dhe 20 fëmijë në shkollën fillore në Njutaun, Kënektikat.

Zyrtarët thonë se një oficer policie shkëmbeu zjarr me Spenglerin i cili duket se vrau veten. Si i ish-dënuar Spengler nuk lejohej të kishte armë zjarri në pronësi.
XS
SM
MD
LG