Lidhje

Irani spraps një sulm kibernetik


cyber

cyber

Virusi kishte prekur disa industri prodhuese në krahinën Hormuzgan dhe ekspertët iranianë thanë se ishin në gjendje për të ndalur sulmin.

Irani thotë se ka zmbrapsur një sulm kibernetik në kompjuterët në një zonë industriale në jug të vendit.

Sipas njoftimit, virusi kishte prekur disa industri prodhuese në krahinën Hormuzgan dhe se ekspertët iranianë ishin në gjendje për të ndalur sulmin.

Në vitin 2010, një virus i fuqishëm kompjuterik i quajtur Stuxnet ndërpreu punimet në centarlin bërthamor elektrik në Bushehr dhe në fabrikat e tjera.

Në të kaluarën, Irani ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për sulmet kibernetike, duke thënë se përpiqen për të destabilizuar programin bërthamor të vendit.

Perëndimi dyshon se Irani është duke u përpjekur për të zhvilluar armë bërthamore, akuzë që Teherani e mohon.

XS
SM
MD
LG