Lidhje

Presidenti Obama ndërpret pushimet për bisedimet financiare


Presidenti amerikan Barack Obama po kthehet në Uashington më herët nga pushimet në Hawaii për të rifilluar bisedimet me udhëheqësit e kongresit me synimin për arritjen e një marrëveshje për të pakësuar defiçitin para përfundimit të vitit.

Shtëpia e Bardhë tha se zoti Obama do të largohet sot dhe pritet të arrijë në Uashington nesër në mëngjes.

Në fillim të javës së kaluar, presidenti tha se aid he kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner ishin pranë një marrëveshje për një kompromis për të mënjanuar të ashtuquajturën greminë fiskale-- 500 miliard dollarë shkurtime automatike të shpenzimeve dhe rritje taksash që do të preknin pothuajse të gjithë amerikanët duke filluar nga 1 janari. Por në fund të javës së kaluar, këto përpjekje u vunë në pikëpyetje ndërsa ligjvënësit u larguan nga Uashingtoni për festën e Krishlindjeve.

XS
SM
MD
LG