Lidhje

Vëllezërit Xhakson në turneun e parë që nga 2009


Turneu i Xhakson 5 në vitin 1970 pushtoi botën me këngën “I Want You Back” e cila kryesoi për katër javë në listën e muzikës pop. Grupi vazhdoi të realizojë hite të tjera si “ABC” , “The Love You Save”, “I Will Be There” dhe “Dancing Machine”. Në vitin 1975, vëllezërit ndryshuan emerin e grupit në “Xhaksonët” dhe më shumë këngë u bënë hite si “Hartbreak Hotel” dhe “Can You Feel It”. Michael Jackson u largua nga grupi në vitin 1982 për të regjistruar diskun e tij të parë solo “Thriller” dhe herë pas here kthehej të interpretonte me vëllezërit e tij deri kur vdiq në vitin 2009. Larry London i Zërit të Amerikës bisedoi me Jermaine, Marlon, Jackie dhe Tito mbi turneun e tyre të ri “Unity Tour”

Me shitjet që kalojnë 100 milion dollarët dhe emrin që njihet botërisht, Xhaksonët janë ribashkuar në një turne për herë të parë që nga vdekja e Majkëllit. Xhermein thotë se plani për 2013 është regjistrimi i një CD-je të re.

“Do të bëjmë atë që dimë ta bëjmë...të futemi në studio dhe të shkrijmë talentin tonë për të nxjerrë diçka të mirë.”

Në fillim të vitit 2012, vëllezërit Xhakson vendosën se kishte ardhur koha për të bërë atë që ju pëlqen, turnetë. Ata mund të jenë më të moshuar tani por sikurse thotë Xheki, kënaqësia që i ka shoqëruar gjithmonë është përsëri me ata.

“Ende po vazhdojmë megjithëse Xhermein më pak......! Të gjithë po bëjmë një punë të mirë. Shfaqje energjitike ku ne ndezim turmën në shesh dhe kjo na jep energji në skenë dhe të gjithë kënaqemi.”

Xhaksonët kanë shumë kujtime nga karriera e tyre dhe suksesi por më e rendësishmja është kur dëgjuan në radio për herë të parë muzikën e tyre.

“Është një ndjenjë e mahnitshme kur dëgjon regjistrimin tënd në radio për herë të parë.”

“Komshiu ynë erdhi nga matanë rrugës me një radio dore dhe tha ishit ju në radio...ishte kenaqësi e veçantë.”

Xheki beson ka shumë arsye që grupi i tyre vazhdon të interpretojë.

“Është një ushtrim i mirë në skenë dhe ndërthuresh me tifozët dhe gjithashtu këndon. Ngjason me vajtjen në palestër por ndryshimi me skenën është se këtu mund të marrësh një çmim të vogël në fund.”

Gjatë çdo interpretimi Xhaksonët kujtojnë vëllanë e tyre të ndjerë dhe ish pjestar të grupit.

“ E nderojmë Majkëllin gjithmonë si në skenë dhe jashtë saj dhe luajmë muzikë. Është mjet sherimi për ne. Tregojmë foto të vjetra të të gjithë neve në fillimet tona dhe afrojmë publikun me jetët tona. Këto përbëjnë diçka nga nderimi i kujtimit të Majkëllit në skenë dhe ndjehemi mirë pasi ndjejmë praninë e tij.”

Janë të pakta familjet në historinë e muzikës që kanë arritur famën e Xhaksonëve për 50 vjet rrjesht. Katër vëllezërit e mbetur vazhdojnë Unity Tour i cili është shitur tërësisht në vitin 2012 në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe Azi. Në shkurt ata vazhdojnë turneun në Evropë. Marlon shpjegon emrimin e turneut.

“Kujtoj ato që kemi bërë gjatë viteve dhe falenderoj zotin. Na ka bekuar si familje me dhuratën e muzikës dhe po e kuptoj dita ditës se është dhuratë më e madhe se muzika. E kam kuptuar se arsyeja që ne bëjmë këtë është sepse përmes muzikës ne bashkojmë botën sëbashku si një të tërë.”
XS
SM
MD
LG