Lidhje

Ligji rus për birësimet pret firmën e Putinit


Dhoma e lartë e parlamentit rus ka miratuar njëzëri një ligj që ndalon amerikanët të birësojnë fëmijët rusë.

Të 143 anëtarët e Këshillit të Federatës votuan në mbështetje të projekligjit që kaloi tani për firmën e presidentit Vladimir Putin.

Legjislacioni ndalon birësimin e fëmijëve rus nga familjet amerikane, dhe i jep fund marrëveshjeve dypalëshe të adoptimit mes të dy vendeve. Gjithashtu ligji ndalon angjencitë amerikane të adoptimit të punojnë në Rusi.

Ai shihet si një kundërpërgjigje gjatë një ligji amerikan të miratuar kohët e fundit dhe që quhet Akti Magnitsky, i cili u mohon vizat e udhëtimit zyrtarëve rus të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG