Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve miraton planin fiskal


Dhoma e Përfaqësuesve miratoi projekt-ligjin me 257 vota për dhe 167 kundër, që mënjanon rritjen automatike të taksave që do të kishte hyrë në fuqi sot. Presidenti Obama e përshëndeti këtë vendim duke thënë se ky është një hap i mbarë drejt një përpjekjeje më të gjërë për trajtimin e çështjes së deficitit, i cili është tepër i lartë.

Dhoma e Përfaqësuesve e mbizotëruar nga republikanët e miratoi masën të martën vonë, pas tri ditësh të negociatave intensive.

Senati e miratoi këtë marrëveshje të martën me 89 vota pro dhe 8 kundër. Presidenti Barak Obama e vlerësoi marrëveshjen e arritur në Senat dhe i kishte kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve ta miratojë ligjin pa vonesë.

Udhëheqësi i pakicës në Senat Mitch McConnell tha se kompromisi ishte një "marrëveshje jo e përkryer", e cila do të lejojë që rritjet tatimore të mos prekin shumicën e amerikanëve. Ai falënderoi gjithashtu zëvendëspresidentin Joe Biden, i cili punoi nga afër me udhëheqësit e Senatit për të hartuar marrëveshjen.

Sipas planit, individët me të ardhura më shumë se 400 mijë dollarë në vit dhe çiftet me më shumë se 450 mijë dollarë në vit do të paguajnë më shumë taksa. Sipas këtij kompromisi, shtyhen për dy muaj shkurtimet në shpenzimet e mbrojtjes dhe programet e politikës së brendshme, duke i hapur rrugën një beteje tjetër mes palëve.

Zoti McConnell tha se u zgjidh cështja e të ardhurave dhe tani është koha për t’u marrë seriozisht me shpenzimet që kanë dalë jashtë kontrollit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG