Lidhje

Dhunë në Pakistan


Në Pakistan, njerëz të armatosur sulmuan një makinë të punonjësve të ndihmave duke vrarë 7 veta.

Një zëdhënës për një shoqatë joqeveritare në Pakistan i tha Zërit të Amerikës se 6 prej viktimave ishin gra - 5 mësuese dhe një punonjëse e kujdesit shëndetësor. Një burrë u vra dhe shoferi u plagos gjatë sulmit.

Sulmi ndodhi në një provincë rreth 75 kilometra në veriperëndim të Islamabadit. Sipas zëdhënësit të shoqatës punonjës të ndihmave ishin duke u kthyer në shtëpite e tyre kur u goditën nga njerëz të armatosur që udhëtonin me motorcikleta.

Asnjë organizate nuk e ka marre përgjegjësinë për incidentin.

XS
SM
MD
LG