Lidhje

Përleshje në Aleppo dhe Damask


Trupat qeveritare siriane dhe forcat rebele u përleshën në rrethinat e Damaskut dhe pranë qytetit Aleppo.

Avionët qeveritarë bombarduan pjesën lindore të kryeqytetit dhe zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppo, qendra më e madhe komerciale në vend.

Aktivistët anti-qeveritarë njoftuan gjithashtu për luftime të rënda në lagjen Daraja të Damaskut, me bombardime nga avionët luftarakë qeveritarë. Media shtetërore tha se trupat vranë dhjetra terroristë në Daraja dhe zonat përreth.

Rebelët sirianë janë përpjekur të rrëzojnë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad. Aktivistët thanë se 45 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin që filloi me protesta paqësore anti-qeveritare në mars të vitit 2011.

Sipas një propozimi nga i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi, të gjitha palët në Siri duhet t’i japin fund armiqësive, të hyjnë në një dialog kombëtar, dhe të formojnë një qeveri tranzicioni që do të çojë në zgjedhje të reja. Por plani nuk thotë asgjë për fatin e presidentit Assad, një lëshim që duket se ka bllokuar përparimin.

XS
SM
MD
LG