Lidhje

Babai i vajzës indiane, të publikohet emri


Në Indi, babai i vajzës 23-vjeçare që u torturua dhe më pas vdiq nga plagët, thotë se ai dëshiron që të bëhet publik identiteti i vajzës së tij, në mënyrë që të marrin guxim edhe viktima të tjera të seksit.

Babai i vajzës indiane tha në një intervistë për gazetën britanike Sunday People se vajza a tij nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe se ajo kishte vdekur ndërsa përpiqej të mbrohej nga sulmuesit. Ai tha se ndjehet krenar për të dhe se duke bërë publik emrin e saj, ai shpreson që të marrin kurajo edhe vajza të tjera, të cilat kanë mundur t’i mbijetojnë sulmeve të ngjashme.

Krahas me protestat e shumta, masive në Indi, janë bërë edhe thirrje nga publiku që të bëhet publik identiteti i vajzës, si dhe është hedhur një propozim për hartimin e një ligji të ri që të mbajë emrin e saj. Megjithatë, ligji indian ndalon nxjerrjen e identitetin të vikitimave të seksit, me synimin për mbrotjen e tyre nga stigma sociale që shoqëron përdhunimin.

Deri tani autoritetet kanë ngritur një aktpadi, ndaj njërës nga mediat, televizionit Zee, pas transmetimit të një interviste me një mikun e vajzës, i cili ishte me të gjatë sulmit, duke thënë se intervista mund të çojë në zbulimin identitetit të viktimës.

XS
SM
MD
LG