Lidhje

India dhe Pakistani këmbejnë akuza


Paksitani dhe India janë duke akuzuar njëri tjetrin për fillimin e një incidenti vdekjeprurës sot, përgjatë kufirit të debatueshëm të Kashmirit.

Ushtria e Pakistanit thotë se trupa nga India sulmuan një postbllok në kufirin e Kashmirit, duke vrarë një ushtar paksitanez dhe duke plagosur rëndë një tjetër. Por zyrtarët indianë mohojnë që të kaluar kufirin ndonjë nga trupat e tyre dhe e akuzojnë Paksitanin për një sulm me mortajë në një fshat indian.

Kashmiri ka qenë objekt mosmarrëveshjes mes të dy vendeve fqinjë prej dekadash. Edhe pse në vitin 2003 u arrit një marrëveshje armëpushimi, incidentet kanë vazhduar, për të cilat palët fajësojnë njëra tjetrën.
XS
SM
MD
LG