Lidhje

Venezuela përgatitet për përurimin e presidentit


Venezuelan soldiers march
Venezuelan soldiers march

Nuk dihet nëse presidenti Chavez do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit. Ai vuan nga kanceri dhe s'është parë në publik për gati një muaj.

Qeveria e Venezuelës u ka bërë thirrje përkrahësve të presidentit Hugo Chavez për të dalë në rrugë në ditën e përurimit të tij për një shfaqje masive të mbështetjes për presidentin sëmurë.

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të vendit, Diosdado Cabello, thotë se një numër presidentësh të vendeve të tjera do të marrin pjesë në mitingun e së enjtes.

Z. Chavez fitoi rizgjedhjen në tetor, por ai ka qenë në Kubë për trajtim të kancerit dhe nuk është parë në publik për gati një muaj. Nuk është e qartë nëse ai do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të enjten.

Disa udhëheqës të opozitës argumentojnë se mbështetësit e zotit Chavez do të shkelnin kushtetutën nëse përpiqen për të shtyrë përurimin. Megjithatë, aleatët e Z. Chavez thonë se presidenti mund t'a bëjë betimin më vonë në Gjykatën e lartë.

Udhëheqësit e Kishës Katolike në Venezuelë, thanë të hënën se stabiliteti i vendit është në rrezik për shkak të krizës dhe thanë se do të jetë "moralisht të papranueshme" për të shkelur kushtetutën.
XS
SM
MD
LG