Lidhje

SHBA: Presidenti sirian e ka humbur legjitimitetin


Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Nuland tha se z. Asad propozon dialogun, ndërkohë që nxit tensionet sektare dhe vret popullin e vet.

Shtetet e Bashkuara thonë se plani i presidenti sirian Bashar al-Asad për një konferencë të pajtimit kombëtar tregon se ai është shkëputur nga realiteti dhe po bën përpjekje për të qëndruar në pushtet.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Viktoria Nuland tha në deklaratën e saj, pas një fjalimi të rrallë nga z Asad të dielën, se udhëheqësi sirian ka humbur legjitimitetin. Ajo përsëriti thirrjet që ai të japë dorëheqjen, duke thënë se zoti Asad është duke propozuar dialogun, ndërkohë që qeveria e tij është duke nxitur qëllimisht tensionet sektare dhe duke vrarë popullin e vet.

Në fjalimin e tij të parë publik që nga qershori, zoti Asad bëri thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit në vend. Ai i tha se Siria është në luftë me armiqtë e saj, por mohoi ekzistencën e një revolucioni popullor.

Zoti Asad u kërkoi fuqive perëndimore dhe rajonale që të ndalin fondet për armatosjen e kryengritësve sirianë, duke përsëritur thëniet e tij të mëparëshme se luftëtarët janë terroristë të al-Kaidës kërkojnë të copëtojnë Sirinë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG