Lidhje

Ulje dënimi për analistin ushtarak amerikan


manning

manning

Ushtaraku Bradley Manning akuzohet për dhënien e dokumenteve të klasifikuara faqes së internetit WikiLeaks.

Një gjykatëse ushtarake e ka zvogëluar dënimin e mundshëm për një analist ushtarak amerikan të akuzuar për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara në faqen e internetit WikiLeaks.

Gjyqtarja Denise Lind vendosi të martën se dënimi i mundshëm për ushtarakun Bradley Manning do të ulet 112 ditë për shkak të trajtimit të tij në një burg ushtarak pas arrestimit.

Manning ka qenë në paraburgim që nga mesi i vitit 2010. Për një pjesë të asaj kohe, autoritetet e mbajtën atë në një qeli pa dritare 23 orë në ditë, nganjëherë pa veshje.

Gjykatësja vendosi në një seancë paragjyqësore se lloji i dënimit kishte qenë "më i rreptë sesa duhej", por shtoi kjo nuk garanton thirrjen e avokatëve mbrojtjës për të rrëzuar të gjitha akuzat.

Manning përballet me 22 akuza, përfshirë "ndihmë për armikun", që mbart një dënim maksimal me burgim të përjetshëm. Gjyqi është caktuar të fillojë më 6 Mars.
XS
SM
MD
LG