Lidhje

Bajden, dhuna nga armët kërkon veprim urgjent


Nënpresidenti amerikan Joe Biden thotë se çështja e dhunës nga armët kërkon një veprim “të menjëhershëm” dhe “urgjent”.

Zoti Biden foli sot në një takim në Washington me përfaqësues të grupeve të viktimave dhe organizatave për sigurinë e armëve, në kuadrin e një serie bisedimesh këtë javë, që synojnë një përgjigjeje për dhunën nga armët.

Nënpresidenti Biden thotë se ai, së bashku me Presidentin Obama “janë të vendosur” të marrin masa” dhe janë duke shqyrtuar një numër përgjigjesh, përfshirë urdhëra legjislativë dhe ekzekutivë.

Zoti Biden tha se ai do të takohet, me persona që zotërojnë armë dhe me Shoqatën Kombëtare të Armëve, një lob i fuqishëm që mbështet mbajtjen e armëve, për t’u siguruar që publiku amerikan dhe administrata të marrin mendimin e të dyja partive.

Një sulm me armë zjarri në dhjetor, ku u vranë 20 fëmijë dhe 6 të rritur në një shkollë fillore, rindezi debatin e ashpër lidhur me kontrollin e armëve në Shtetet e Bashkuara. Pas masakrës në Connecticut, presidenti Obama caktoi nënpresidenti Biden të udhëheqë përpjekjen, që deri në fund të janarit, të dalin me një numër propozimesh për trajtimin e dhunës nga armët.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG