Lidhje

Jack Lew mund të drejtojë Departamentin e Thesarit


Njoftime të medias amerikane bëjnë të ditur se Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë Jack Lew pritet të propozohet si kandidatura për të drejtuar Departamentin e Thesarit.

Zyrtarët i thanë sot CNN-it dhe agjencisë së lajmeve AP se lajmërimi i Presidentit Barack Obama për emërimin mund të bëhet para fundit të kësaj jave.

Zoti Lew ka qenë drejtori për buxhetin i zotit Obama dhe ish-Presidentit Bill Clinton. Ai ka luajtur një rol kyç në disa negociata financiare mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.

Para se të kthehej në Zyrën e Buxhetit në vitin 2010, zoti Lew shërbeu so nënsekretar i Shtetit. Ai ka qenë gjithashtu një nga drejtuesit e kompanisë Citi, si edhe nënpresident ekzekutiv i Universitetit të Nju Jorkut.

Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati. Nëse miratohet, ai do të zëvendësonte Sekretarin aktual të Thesarit Timothy Geithner.

XS
SM
MD
LG