Lidhje

Avionët francez bombardojnë pozicionet e rebelëve në Mali


France Mali Fighting
France Mali Fighting
Presidenti francez François Hollande urdhëroi sot ngritjen e nivelit të kërcënimeve terroriste brenda vendit, pas ndërhyrjes ushtarake të vendit në Mali dhe në Somali.

Ai premtoi se do t’i shtojë masat e sigurisë në ndërtesat publike dhe në rrjetet e transportit. Avionët luftarakë dhe trupat franceze janë duke ndihmuar forcat qeveritare në Mali, që po luftojnë kundër ofensivës së ekstremistëve islamikë, ndërsa në Somali, komandot franceze kryen një sulm, i cili dështoi, për shpëtimin e një agjenit të zbulimit, i cili mbahej peng në Somali që prej tre vjetësh.

Ky operacion përfundoi me vrasjen e agjentit. Presidenti francez tha se trupat franceze ishin ndërhyrë në Mali me kërkesën e presidentit të këtij vendi, për ta ndihmuar qeverinë në luftën kundër agresionit terrorist që kërcënon mbarë Afrikën Perëndimore.
XS
SM
MD
LG