Lidhje

Shqipja në Maqedoni

  • Isak Ramadani

Arsimtarët shqiptarë në Maqedoni po përpiqen që abetarën mbarëkombëtare ta përdorin edhe në sistemin arsimor të shkollave fillore shqipe atje. Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni vë në dukje nevojën për abetaren e përbashkët me që gjuha shqipe flitet dhe shkruhet njësoj kudo, sipas standardit të vendosur në Kongresin drejtshkrimor të shqipes. Autoritetet qeveritare maqedonase, ndërkohë, nuk kanë komentuar kërkesat, por arsimtarët shqiptarë shpresojnë në një vendim pozitiv.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG