Lidhje

Zvicra kryeson përpjekjet për ta çuar Sirinë në GJNP


Më shumë se 50 vende, të udhëhequra nga Zvicra, do t’i kërkojnë sot Këshillit të Sigurimit ta referojë Sirinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, një lëvizje që do të hap rrugën për ndjekje penale të krimeve të luftës.

Një letër e siguruar nga agjencia Associated Press citon përfundimet e një paneli të OKBsë që dokumenton turtura, dhunë seksuale dhe ekzekutime masive që kanë ndodhur në Siri që nga fillimi i kryengritjes në mars të vitit 2011.

Ndërsa dhuna vazhdon, grupet humanitare po i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar të shtojë ndihmat për refugjatët që janë larguar për shkak të krizës.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit publikoi një raport sot ku paralajmëron se rajoni përballet me një katastrofë humanitare tronditëse.
XS
SM
MD
LG