Lidhje

SHBA - shtohen vetëvrasjet në ushtri


Vende evropiane reagojnë ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani
Vende evropiane reagojnë ndaj tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani

Pentagoni thotë se 349 ushtarakë amerikanë vranë veten vitin e kaluar - shifër më e lartë se numri i trupave të vrarë në luftime.

Pentagoni thotë se 349 ushtarakë amerikanë, burra e gra, vranë veten vitin e kaluar - shifër më e lartë se numri i trupave të vrarë në luftime.

Numri është rritur nga 301 vetëvrasje në vitin 2011. Disa ekspertë parashikojnë se numri do të jetë edhe më e lartë këtë vit.

Sekretari i Mbrojtjes Leon Paneta i ka cilësuar epidemike vetëvrasjet në forcat e armatosura, dhe një prirje që Penatagoni duket se nuk është në gjendje t’a kontrollojë apo kuptojë plotësisht.

Udhëheqësit ushtarakë e kanë bërë çështjen e vetëvrasjeve dhe parandalimin e tyre ndër përparësitë kryesore. Ekspertët ia hedhin një pjesë të fajit stresit dhe alkoolit. Ata gjithashtu thonë se shumë ushtarë, marinarë e marinsa përballen me të ardhmen e pasigurt pas përfundimit të luftës në Irak dhe tërheqjes nga Afganistani që pritet vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG