Lidhje

Znj. Klinton do të dëshmojë mbi sulmin në Benghazi


Hillary Clinton

Hillary Clinton

Sekretarja Klinton do të paraqitet para Komisionit të Kongresit mbi Politikën e Jashtme më 23 janar.

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton më në fund do të dëshmojë para Kongresit javën e ardhshme në lidhje me sulmin vdekjeprurës në shtator 2012 ndaj konsullatës amerikane në Bengazi, Libi.

Sekretarja Klinton do të paraqitet para Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit më 23 janar. Ajo e kishte për të dëshmuar muajin e kaluar, por sëmundja e detyroi t'a shtynte ditën.

Kryetari i Komisionit të Kongresit për Punë të Jashtme, republikani Ed Royce nga Kalifornia, thotë se është e rëndësishme për të mësuar sa më shumë që të jetë e mundur në lidhje me atë që ndodhi në Bengazi, për të siguruar kështu që një sulm i tillë të mos ndodhë përsëri.

Militantët islamikë të armatosur në Libi pushtuan konsullatën në Benghazi më 11 shtator 2012, duke vrarë ambasadorin Christopher Stevens dhe tre amerikanët e tjerë.

Ligjvënësi Royce thotë se dëshiron që sekretarja Klinton të shpjegojë se pse zyrtarët nuk parashikuan sulmin, dhe çfarë mund të bëhet për të forcuar sigurinë në objektet diplomatike.
XS
SM
MD
LG