Lidhje

Kina dhe kampet e punës së detyruar


china camps

china camps

Kundërshtarët e sistemit thonë se Pekini i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët

Zyrtarë lokalë në krye të kampeve të punës së detyruar në Kinë thonë se janë duke vepruar si zakonisht dhe nuk kanë marrë asnjë fjalë nga Pekini në lidhje me një fund të mundshëm të këtij sistemi "riedukimi".

Gazeta kineze Global Times, e drejtuar nga shteti, shkruan sot se zyrtarët në të paktën gjashtë rajone të Kinës nuk kanë marrë ndonjë informacion në lidhje me ndryshimet e propozuara ndaj sistemit të ashtuquajtur "riedukim nëpërmjet punës".

Javën e kaluar, mediat shtetërore cituan anëtarin e Byrosë Politike, Meng Jianzhu të ketë thënë se më vonë këtë vit Kina do të heqë dorë nga përdorimi i sistemit të kampeve të punës së detyruar. Këto njoftime u tërhoqën më pas pa shpjegim. Zyrtarët më vonë thanë se sistemi i kampeve do të "reformohet".

Pekini për vite ka diskutuar ndryshimet e mundshme në sistemin e kampeve të tilla - sistemi ka kohë që është kritikuar nga grupet e të drejtave, që thonë se kampet nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare.

Autoritetet kineze i përdorin kampet e punës për të mbajtur prostitutat, përdoruesit e drogave dhe kriminelët ordinerë për deri në katër vjet, pa i nxjerrë në gjyq.

Kundërshtarët e sistemit thonë se Pekini gjithashtu i përdor kampet e punës për të heshtur kritikët e qeverisë dhe disidentët, dhe shtojnë se torturat dhe keqtrajtime të tjera në këto kampe janë të zakonshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG