Lidhje

Ngrohja globale në rritje


global warming
global warming

Raportet e reja mbi temperaturën tregojnë se viti 2012 ishte një vit shumë i nxehtë për të planetin.

Raportet e reja mbi temperaturën tregojnë se viti 2012 ishte një vit shumë i nxehtë për të planetin

Analizat e agjencive binjake amerikane, NASA dhe NOAA tregojnë se me përjashtim të vitit 1988, 9 vitet më të ngrohtë, që nga regjistrimi për herë të parë i temperaturave globale 132 vjet më parë, kanë ndodhur nga viti 2000 deri në vitin 2010, dhe 2005 renditet si viti më i nxehtë ndonjëherë.

Ndërsa globi përjetoi temperatura relativisht të larta vitin e kaluar, agjencia oqeanike dhe atmosferike, NOAA, kohët e fundit njoftoi se pjesa kontinentale e Shteteve të Bashkuara përjetoi periudhën më të ngrohtë në vitin 2012.

Temperatura mesatare globale luhatet nga viti në vit. Por raportet e reja, botuar së bashku të martën, sjellin provat e fundit se përqendrimet në rritje të dioksidit të karbonit në atmosferë që rezultojnë nga tymrat e fabrikave dhe automobilët, ka shkaktuar një rritje afat-gjatë në temperaturat globale.

Raportet e NASA-s dhe NOAA-s thonë se temperatura mesatare globale në vitin 2012 ishte 14.6 gradë Celsius - 0.6 gradë më lartë sesa mesatarja e shekullit të 20. Ndërsa temperatura globale është rritur në 0.8 gradë Celsius prej 1880.

Të dy raportet janë të bazuara në të dhënat e më shumë se 1.000 stacioneve meteorologjike me bazë në tokë dhe nga matjet satelitore ë temperaturave të sipërfaqes së detit.
XS
SM
MD
LG