Lidhje

SHBA dënon komentet anti-semite të pres. egjiptian


victoria nuland
victoria nuland

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, u tha gazetarëve se Uashingtoni i dënon komentet e bëra nga Presidenti Morsi.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit egjiptian Mohamed Morsi të tërheqë komentet fyese anti-semite që ai bëri para se të zgjidhej.

Sipas një videoje lëshuar javën e kaluar nga Instituti i Lindjes së Mesme, në vitin 2010 z. Morsi iu referua izraelitëve si "pushtues të Palestinës" dhe "gjakpirës, luftë-nxitës dhe pasardhës të derrave dhe majmunëve." Ai bëri edhe vërejtje të tjera përçmuese dhe u bëri thirrje egjiptianëve për t'i mësuar fëmijët e tyre të urrejnë hebrenjtë.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, u tha gazetarëve të martën se Uashingtoni i dënon komentet e bëra nga Presidenti Morsi.
XS
SM
MD
LG