Lidhje

Mali dhe ndërhyrja ushtarake franceze


french troops
french troops

Ndërhyrja ushtarake e Francës në Mali është përcjellë me reagime pozitive si në vend dhe jashtë tij.

Ndërhyrja ushtarake e Francës në Mali është përcjellë me reagime pozitive si në vend dhe jashtë tij. Por sukesi nuk është i garantuar dhe ka shanse që ekstremistët islamistë të ndërmarrin sulme hakmarrëse. Korrespondentja Lisa Bryant analizon përfitimet dhe rreziqet që mund të sjellë ofensiva franceze ndaj ish-kolonisë së saj afrikane:

Katër ditë pas fillimit të operacionit ushtarak në Mali, Franca e zhvendosi menjëherë objektivin nga goditja e objekteve ekstremiste në jug, tek operacionet në veri për të shtypur një kryengritje.

Në një intervistë që dha të hënën për radion franceze, ambasadori francez në Mali Christian Royer, tha se operacionet e kishin dëmtuar pozitën e ekstremistëve, prania e të cilëve kërcënon jo vetëm qëndrueshmërinë në Mali por edhe në gjithë rajonin Sahel:
Zoti Royer tha se goditjet ajrore franceze kanë ndryshuar status kuonë, duke i sprapsur ekstremistët nga qytete strategjike si Mopti dhe Savare, pak kilomentra nga Bamako. Ai tha se kryeqyteti ishte i qetë.

Por zyrtarët francezë pohojnë se kanë mbetur të çuditur nga niveli i aftësive dhe përgatitjes së kryengritësve. Analisti Gilles Yabi, i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, parashikon vështërësi në përpjekjet për eliminimin e bazave të ekstremistëve në veri të Malit:

"Gjithmonë ekziston rreziku që operacione të tilla të zgjasin më shumë se ishte parashikuar. Kjo nuk është luftë krejt tradicionale, pasi armiku është në lëvizje dhe ka gjasa që të sprapset nga qytetet ku nuk mund të ballafaqohet me ushtrinë franceze dhe të fshihet në zona ku është më vështirë të zhvillohen luftime, për shembull në zonat malore pranë Algjerisë”.

Për momentin, ndërhyrja franceze ka forcuar popullaritetin e presidentit Francois Hollande. Edhe disa nga kritikët e tij më të ashpër, si politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, po shprehin mbështetje:

Por gjatë komenteve për radion franceze, zonja Le Pen shprehu edhe rezerva. Vendimi për të ndërhyrë në Mali ishte legjitim, u shpreh ajo, por shtoi se forcimi i ekstremistëve islamistë është rezultat i gabimeve të Francës në Libi dhe Siri.

Edhe një pjesë e shtypit afrikan ka shprehur kritika. Artikuj redaksionalë në Algjeri kanë vënë në pikëpyetje motivet e Francës ndaj ish-kolonisë së saj. Përsëri analisti Gilles Yabi:
"Nuk mendoj se në fillim francezët synonin një ndërhyrje të stërgjatur në Mali. Por gjendja në Mali përbën kërcënim për të gjithë rajonin, përfshirë Nigerin dhe Mauritaninë”.

Ndërhyrja ushtarake përmban kërcënime të tjera. Grupet islamiste kanë kërcënuar të hakmerren kundër Parisit dhe autoritetet shqetësohen për fatin e tetë pengjeve franceze në Mali.

Eksperti Jean-Pierre Filiu pranë Institutit për Studime Politike në Paris thotë se ndërhyrja duhet të jetë e shkurtër dhe me objektiv të qartë.

Zoti Filiu këshillon të mos përcaktohen synime të gjera si “luftë kundër terrorizmit”. Konflikti duhet të zhvillohet kundër elementëve fizikë, të cilët ai i cilëson si kriminelë dhe autorë rrëmbimesh. Në Shtetet e Bashkuara, thotë ai, administrata Bush zhvilloi të ashtu-quajturën luftë kundër terrorizmit dhe pësoi disfatë.

Qeveria franceze thotë se ndërhyrja ushtarake në Mali do të vazhdojë për sa kohë që të jetë e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin e ekstremistëve islamistë. Shumë veta në Paris shpresojnë se kjo nënkupton një ndërhyrje prej disa javës dhe jo muajsh apo vitesh.
XS
SM
MD
LG