Lidhje

Obama, nisma të reja për kontrollin e armëve


Presidenti Obama ka vënë në shenjestër dhunën me armë zjarri, duke propozuar një numër nismash që pritet të ndezin kundërshtime nga aktivistët për të drejtën e armëmbajtjes.

Presidenti u bëri thirrje ligjvënësve të miratojnë pa vonesë një numër propozimesh që ai tha se do të mbronin fëmijët amerikanë, gjë që e cilësoi si “detyrën numër një të shoqërisë”.

Zoti Obama zhvilloi konferencë për shtyp në praninë e disa fëmijëve që i kishin shkruar për rrezikun e armëve, pas masakrës së 14 dhjetorit në një shkollë fillore në Konektikat ku gjetën vdekjen 20 fëmijë dhe gjashtë të rritur.

Ai e ka cilësuar 14 dhejtorin 2012 si ditën më të rëndë të presidencës së tij.

XS
SM
MD
LG