Lidhje

Vritet një shqiptar në rajonin e Gjilanit


Policia është vënë në kërkim të një pjesëtari të komunitetit serb që dyshohet të jetë autor i vrasjes në fshatin Ponesh në lindje të Kosovës.

Në Kosovë, policia tha se një shqiptar 35 vjeçar është vrarë dhe një tjetër është plagosur në një incident në fshatin Ponesh të komunës së Gjilanit, rreth 45 kilometra në lindje të Prishtinës.

Policia dyshon se një pjesëtar i komunitet serb është autori i vrasjes e cila siç thuhet në një komunikatë të policisë mund të jete motivuar nga prerja e drunjve në pronën e serbit.

Në komunikatën e policisë thuhet se “duke pasur parasysh që fshati Ponesh ka popullatë etnikisht të përzier, prania policore është shtuar në këtë vendbanim me qellim te parandalimit te incidenteve te mundshme”.

Policia ka arrestuar një pjesëtar të komunitetit serb për të cilin pohohet se është gjetur në vendin e ngjarjes, ndërsa është vënë në kërkim të autorit të vrasjes.
XS
SM
MD
LG