Lidhje

Zëvendësohen skanerat e debatueshëm në aeroportet amerikane


Administrata amerikane e Sigurisë së Transportit, thotë se do të heqë prej aeroporteve aparaturat e skanimit të plotë të trupit, imazhet e të cilave dukej të pasqyronin trupin e zhveshur të udhëtarëve.

Kjo agjenci tha se do t’i zëvendësojë aparaturat e përdorura deri tani me skanerë të rinj që mundësojnë privatësi më të madhe.

Administrata e Sigurisë së Transportit njoftoi se anuloi kontratën e saj me kompaninë Rapiscan, e cila prodhonte skanerët aktualë me rreze X. Agjencia ka 174 skanera Rapiscan të vendosur në rreth 30 aeroporte.

Kompania Rapiscan nuk arriti t’i përmbahej një afati të caktuar nga Kongresi për të ofruar një program që të mbronte privatësinë e pasagjerëve.

Një zëdhënës i Administratës tha se skanerat Rapiscan do të zëvendësohen kryesisht nga skanera të prodhuar nga kompania L-3 Communications.

Skanerat e rinj, që po përdoren në disa aeroporte, japin një skicë të përgjithshme të organeve të udhëtarëve në vend të pamjeve që dukej të shfaqnin trupin e zhveshur.

XS
SM
MD
LG