Lidhje

Koncert për familjet e ushtarakëve amerikanë


Zonja e Parë Michelle Obama dhe vajzat Sasha dhe Malia ju bashkuan mbrëmë qindra fëmijëve nga familjet e ushtarakëve amerikanë dhe të shkollave të zonë së Washingtonit, në Koncertin e Inaugurimit të Fëmijëve.

Ylli i muzikës Pop, Usher, e hapi mbrëmjen me këngën e njohur “Yeah”. Në koncert morën pjesë një numër artistësh të njohur, mes tyre edhe Katy Perry dhe ekipi realizues i serialit televiziv “Glee”.

Koncerti i mbrëmshëm është një traditë e filluar në inaugurimin presidencial të vitit 2009, ku nderohen familjet e ushtarakëve amerikanë. Në cermoni folën Zonja e Parë Michelle Obama dhe bashkëshortja e Nënpresidentit Joe Biden, Jill Biden dhe ajo u drejtua nga aktori dhe komediani Nick Cannon.
XS
SM
MD
LG