Lidhje

Mitingje në mbrojtje të armëmbajtjes


Mijëra aktivistë që mbështesin të drejtën për armë-mbajtje në Shtetet e Bashkuara u mblodhën dje në disa kryeqyteet të shteteve amerikane, ndërkohë që qeveria po shqyrton mundësinë e vendosjes së kufizimeve të reja mbi armët e zjarrit.

Disa prej pjesëmarrësve në protesta ishin të pajisur me pushkë dhe pistoleta. Debati mbi armët në SHBA rifilloi muajin e kaluar pas vrasjes së 20 fëmijëve dhe gjashtë të rriturve në shkollën fillore në Konektikat.

Demonstruesit e mbledhur në kryeqytetin e shtetit të Teksasit protestuan kundër propozimeve të presidentit, të cilat përfshijnë ndalimin e armëve luftarake.

Gjatë fjalimit të përjavshëm që transmetua në internet dhe radio, Presidenti Barack Obama tha se ai tashmë ka bërë disa hapa për të forcuar kontrollet për persona që blejnë armë dhe për t’i dhënë më shumë burime oficerëve të sigurisë në shkolla, por ai ahtoi se për të realizuar një ndryshim të qëndrueshëm dhe afatëgjatë për këtë çështje, duhet të veprojë Kongresi.

XS
SM
MD
LG