Lidhje

Përurimi presidencial për vajzat Obama


sasha and malia obama

sasha and malia obama

Çfarë mund të jetë dukur si fillimi i një aventurë të re emocionuese katër vjet më parë për Sasha dhe Malia Obamën, tani është kthyer në rutinë.

Ndërsa ati i tyre mbante fjalimin e tij të dytë përurues, kamerat televizive kapën 11-vjeçaren Sasha duke iu hapur goja si përgjumë. Ajo gjithashtu përshëndeti atin të saj, duke i thënë me mendje, sipas fjalëve të saj "mos ngatërro fjalët", kur presidenti Obama bëri betimin zyrtar të dielën për në Shtëpisë e Bardhë.

14 vjeçarja Malia, me veprimet e saj, bëri gjithashtu të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo rastësisht u kap nga kamerat duke kërcyer pas ritmit te muzikës së bandës së marshimit, si dhe duke marrë në fotografi babain e saj me telefonin celular gjatë paradës së përurimit.

Pavarësisht se jetojnë në Shtëpinë e Bardhë, të shoqëruar me limousine dhe rrethuar vazhdimisht nga roje të Shërbimit Sekret, Michelle Obama thotë se po përpiqet t'u japë bijave të saj një jetë normale sa më të paprekur që të jetë e mundur nga statusi i tyre si fëmijët e presidentit.
XS
SM
MD
LG