Lidhje

FMN optimiste për ekonominë globale


Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se rritja e ekonomisë globale do të forcohet gradualisht këtë vit.

Në një raport të publikuar sot, FMN thotë se në vitin 2013 rritja e ekonomisë botërore do të arrijë në 3,5 për qind, një shifër kjo 0,3 për qind më e lartë se vitin e kaluar.

Por ekspertët e FMN-së paralajmërojnë se disa ekzistojnë rreziqe të rëndësishme për shkak të disa dobësive, përfshirë stanjacionin ekonomik në Evropë, ose “shkurtime të tepruara afatshkurtër” ndaj shpenzimeve qeveritare në SHBA.

Raporti i bën thirrje Washingtonit të arrijë marrëveshje lidhur me çështjen e borxhit dhe të gjejë mënyra për pakësimin e shpenzimeve në afat të mesëm.

Raporti i FMN-së parashikon që SHBA do të shënojnë një rritje modeste prej 2 për qind këtë vit, ndërsa ekonomitë e vendeve në zhvillim pritet të shënojnë një rritje prej 5,5 për qind. Ekonomitë e vendeve që përdorin si monedhë Euron parashikohet të tkurren lehtë këtë vit.

XS
SM
MD
LG