Lidhje

Shpërthim në Zagreb


Një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua sot në mëngjes në Zagreb. Një roje i sigurisë i tha agjencisë së lajmeve Rojters se shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit në sheshin kryesor në qendër të Zagrebit.

Megjithëse sipas policisë shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk pati të plagosur, sepse në atë kohë sheshi ishte i zbrazët dhe nuk pati as dëmtime të ndërtesave pranë.

Policia e bllokoi sheshin dhe ekipet hetimore shkuan menjëherë në vendin e shpërthimit, por nuk u bënë komente zyrtare dhe as nuk u dhanë shpjegime për të.

XS
SM
MD
LG