Lidhje

Dy vjet pas Pranverës Arabe


Revolucioni egjiptian ishte një moment shprese dhe entuziazmi për miliona egjiptianë. Por përvjetori i dytë i gjen liberalët laikë sërish në protesta për atë që e shohin si tejkalim kompetencash nga qeveria e re e kryesuar nga islamikët.

Kontrasti është domethënës mes zhgënjimit dhe konfliktit që pasoi euforinë e trazirave në Egjipt, Libi, Tunizi dhe vende të tjera.

“Fjala revolucion është term romantik” - thotë Stacey Gutkowski është specialiste për Lindjen e Mesme në universitetin London’s King - “Fjala revolucion na zgjon imazhe si ato të shembjes së murit të Berlinit. Por nuk ishte kjo ajo çka ndodhi në këtë rajon. Atje ka zhurmë, një amulli që zgjat, por nuk ka ndryshime radikale”.

Analistja Gutkowski thotë se njerëzit ishin të prirur për të qenë të zhgënjyer, madje edhe kur rrëzuan qeverinë.

Ndryshimet dramatike që ndodhën në vendet e Afrikës së Veriut nuk janë përhapur në zona të tjera të rajonit, ku aktivistët e të drejtave të njeriut përballen ose me dhunë të stërzgjatur si në rasin e Sirisë, ose me metodat e ndryshimeve të pjesshme e të ngadalta të aplikuara nga autokracitë, si në rastin e shteteve të Gjirit Persik. Ai thotë:

“Të thuash se ka një Pranverë Arabe është term i gabuar. Në fakt kemi tre pranvera arabe”.

Ky përcaktim nuk është i papritur, duke patur parasysh mënyrat e ndryshme të qeverisjeve dhe larminë e kulturave vendase në atë rajon të gjerë, sidomos për ish ambasadorin britanik në Libi dhe Iran Richard Dalton i cili foli për Zërin e Amerikës përmes Skype-it:

“Zgjimi Arab ishte detyra e një brezi të tërë. Nuk ka pse të befasohemi se ka nivele të ndryshme të tij. Por nuk ka vend në botën arabe që nuk është prekur nga kjo lëvizje”.

Jo vetëm që është një ndryshim i ngadaltë dhe jo i rregullt, por në disa raste është në drejtimin e gabuar - si përballja e njerëzve me çështje të cilat ish regjimet autokratike i kishin mbuluar, si problemet ekonomike të cilat e kanë përkeqësuar jetën për shumë njerëz, më shumë se t’a përmirësojnë. Ka gjithashtu sheqtësime për të drejtat e grave si dhe pjestarët e pakicave.

Dhe ndërsa udhëheqësit e rinj të rajonit po bëhen të ashpër me perëndimin dhe Izraelin, politikat pro autokratike perëndimore nuk kanë ndryshuar ndjeshëm, ashtu siç do të dëshirohej të ishte.

“Cilado qeveri që të jetë në krye, vendet kanë interesa që të shtojnë avantazhet si për qeveritë edhe për popujt”.

Ndaj, qoftë në pallatet presidenciale apo nëpër rrugë, dy vjet më pas Pranvera Arabe ka ende punë drejt progresit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG