Lidhje

Rusia;"e pa-anëshme në konfliktin sirian"


lavrov
lavrov
Rusia thotë se "nuk e ka mbështetur" qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u tha gazetarëve të hënën në Moskë se Rusia nuk do të mbështesë asnjë anë në konfliktin sirian dhe kritikoi atë që ai tha se ishin vendet e tjera që shtrembërojnë politikat e Rusisë.

"Ne kurrë nuk e kemi admiruar atë regjim. Dhe ne kurrë nuk e mbështetëm atë. Dhe të gjitha veprimet tona që synojnë për të ndihmuar në përmbushjen e marrëveshjes së Gjenevës për të formuar grupin qeverisës kalimtar, vetëm konfirmojnë se duam që situata të stabilizohet, dhe të krijohen kushtet që sirianët të vendosin vetë për fatin e tyre - shtetin e tyre, udhëheqjen e tyre", tha zoti Lavrov

Komentet e tij vijnë një ditë pasi kryeministri rus Dimitri Medvedev, tha se zoti Asad bëri një gabim fatal duke vonuar reformat demokratike të kërkuara nga opozita e Sirisë. Ai tha se zoti Assad duhet të kishte vepruar shumë shpejt për të kënaqur kundërshtarët e moderuar, dhe se ai beson se shanset e presidentit për të mbetur në pushtet po bëhen çdo ditë më të pakta.

Rusia ka qenë një furnizues i vjetër i armëve për familjen Asad në pushtet dhe ka vënë veton në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të kishin dënuar Sirinë për shtypjen e rebelimit që filloi si një kryengritje paqësore pro-demokracisë.

Gjithashtu të hënën, anëtarët e opozitës siriane u takuan me përfaqësues të vendeve mike në Paris, ku Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius bëri thirrje për dhënien opozitës mjetet për të mbrojtur veten dhe të mbështesë synimet e saj politike.
XS
SM
MD
LG