Lidhje

Donatorët premtojnë ndihma për Malin


Donatorët ndërkombëtar premtuan qindra miliona dollarë ndihma për forcat që luftojnë militantët islamik në veri të Malit.

Premtimet u bënë në një konferencë sot në Addis Abeba, ku Shtetet e Bashkuara premtuan 96 milion dollarë, Bashkimi Afrikan 50 milion dhe Gjermania 20 milion.

Donatorët e tjerë përfshijnë bllokun afrikano-perendimor ECOWAS, Afrikën e Jugut, Ganën, Nigerinë dhe Etiopinë.

Në Tokio, Japonia ofroi 120 milion dollarë për forcën, që do të njihet si Misioni Ndërkombëtar i udhëhequr nga Afrika për Malin.

Dje, trupat franceze dhe ato të Malit morën nën kontroll qytetin historic të Timbuktusë si pjesë e ofensivës së tyre kundër militantëve islamik që morën nën konroll pjesën veriore të Malit vitin e kaluar.

Një numër trupash të misionit kanë mbërritur në Mali por kanë luajtur pak rol në luftime.

XS
SM
MD
LG