Lidhje

Debate rreth bisedimeve Kosovë- Serbi


Në Kosovë lëvizja Vetëvendosje vlerësoi se krijimi i një fondi të veçantë zhvillimor për komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe paraqet një hap drejt autonomisë së asaj zone. Krijimi i këtij fondi ishte pjesë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç. Kryeministri Thaçi takoi sot udhëheqësit e partive politike për rrjedhën e bisedimeve para se të raportojë të enjten në Parlamentin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG