Lidhje

Obama: "Tani është koha për reforma në sistemin e imigracionit"


Presidenti amerikan Barak Obama thotë se tani është koha për kuptim të përbashkët, gjithëpërfshirës për reformën e imigracionit për të zgjidhur statusin e banimit të 11 milionë emigrantëve të paligjshëm në vend.

Duke folur në Las Vegas, Nevada, të martën, zoti Obama tha se reformat e emigracionit të paraqitura nga një grup senatorësh nga të dy partitë kryesore politike janë në përputhje me parimet dhe politikat e tij .

Presidenti tha se programi i tij i emigracionit ka tri qëllime kryesore: të përqëndrohet në zbatimin më të arsyeshëm e më të fortë; të krijojë një shteg për emigrantët pa dokumente për të fituar shtetësinë; dhe përmirësimin e sistemit ligjor të imigracionit në mënyrë që vendi të vazhdojë të jetë një magnet për më të mirët dhe më të zgjuarit e botës.

Plani i reformës që senatorët paraqitën të hënë përfshin po këto tre qëllime.

Zoti Obama tha se është inkurajuar që ligjvënësit duket se kanë dëshirë të vërtetë për të përfunduar shpejt një plan të ri emigracioni, por ai shtoi se duhet vepruar shpejtë. Presidenti tha se çështja nuk duhet të zhytet në debate emocionale dhe pafund.

XS
SM
MD
LG