Lidhje

I dërguari Brahimi paralajmëron: ''Siria po shpërbëhet"


këshilli i sigurimit

këshilli i sigurimit

I dërguari Lakhdar Brahimi I tha Këshillit të Sigurimit se konflikti 22 mujor dhe 60 mijë vdekjet e shkaktuara e kanë lënë qeverinë e presidentit Bashar al-Asad seriozisht të dëmtuar

I dërguari i paqes Lakhdar Brahimi paralajmëron Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se Siria e shkatërruar nga lufta po shpërbëhet ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar qëndron pa bërë gjë.

Diplomatët brenda në konferencë me dyer të mbyllura pohuan se i dërguari Brahimi i tha gjithashtu Këshillit se konflikti 22 mujor dhe 60 mijë vdekjet e shkaktuara e kanë lënë qeverinë e presidentit Bashar al-Asad seriozisht të dëmtuar

Z. Brahimi i bëri këto komente të martën vetëm disa orë pasi trupat e të paktën 65 njerëzve u gjetën në një lumë në Aleppo. Shumë nga viktimat, 20 - 30 vjeçarë i kishin duart e lidhura dhe autoritetet thonë se të gjithë ishin pushkatuar.

Grupi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se nuk është e qartë se kush i ka kryer vrasjet. Forcat qeveritare siriane dhe rebelët vazhdimisht kanë akuzuar njëra tjetrën për krime në luftën civile të vendit.
XS
SM
MD
LG